Është rindezur “lufta” mes grupit Hellbanianz dhe OTR. Grupi i njohur që jeton dhe bën muzikë në Londër ka publikuar një këngë të re ditën e sotme të titulluar “Aje normal” si një diss ndaj OTR.
Reperat mes vargjesh përmendin edhe modelen Oriola Marashi, e cila prej kohësh është pjesë e grupit OTR, por edhe Donjeta Kosumin e njohur si Kallashi. .
“But Den again im laughin
Personi ma rrezik qe keni Oriola Marashin
Thoni keni hekra po s’i plasin
Thoni keni hekra keni bythët e Kallashit.”, thuhet në tekstin e tyre.
Nëse mendoni se Noizy është acaruar, gaboheni, pasi reperi i njohur siç duket e di shumë mirë se antireklama është reklama më e mirë. Ai ka postuar një foto në instagram ku si diçiturë ka përdorur: Ju falem nderit!