Grupi muzikor i vajzave, TLC, po planifikon të publikojë albumin e parë me materiale të reja pas plot 14 vitesh.
Pas ndarjes nga jeta të Lisa “Left Eye” Lopes në vitin 2002, pjesa e mbetur, T-Boz dhe Chilli do të regjistrojnë albumin e tyre të ri si një duo. Dy bukuroshet që u bënë shumë të njohura në vittet 1990-2000 për këngët e tyre me TLC nisën në janar një fushatë për të mbledhur fonde që të realizonin një album të ri. Deri tani totali ka arritur në shifrën befasuese të 425 mijë dollarëve dhe kështu albumi do të realizohet. Vajzat, dikur të adhuruara nga fansa të shumtë, të cilët duket se nuk janë pakësuar me kalimin e viteve, kanë deklaruar se ky album do të jetë më i bukuri që kanë dëgjuar deri më sot. Ato ishin tërhequr pas ndarjes nga jeta të Lisa Lopes si pasojë e një aksidenti me makinë në Honduras, por duket se kanë ndryshuar mendje pas gati një dekade e gjysmë.