INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grupi i PS përjashton Gjetan Gjetanin. Balla: Propozimi i Bashës për Vetting në politikë, i dështuar

Grupi i PS përjashton Gjetan Gjetanin. Balla: Propozimi i Bashës për Vetting në politikë, i dështuar

Publikuar më: 09:51 10-09-2018

Partia Socialiste ka mbledhur paraditen e kësaj të hënë grupin parlamentar, ku ka votuar edhe për përjashtimin e deputetit Gjetan Gjetani. Mësohet se gjatë kësaj mbledhje deputetët socialistë kanë diskutuar edhe për Vettingun e politikanëve. Burime nga mbledhja, bëjnë të ditur se kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ka thënë deputetëve se propozimi i opozitës është i dështuar. “Propozimi i Bashës i dështuar dhe propagandë politike. Propozimi si t'i zësh rrugën me ferra reformës në drejtësi. Jemi gati për Vetting të vërtetë, reforma në drejtësi e garanton 100%, Byroja Kombëtare dhe SPAK garanton plotësisht Vettingun e politikanëve, nuk ndalen vetëm tek politikanët por edhe tek familjarët. Propozimi i Bashës shmang hetimin e familjarëve. Gati për çdo propozim që s'prek reformën në drejtësi dhe vijimin e Vettingut për gjyqtarët e prokurorët"-mësohet se ka thënë Balla. Partia Demokratike depozitoi në datë 7 shtator në Parlament draftin që synon ndryshimet kushtetuese për Vettingun për politikanët. Rama vlerësoi nismën e PD-së, dhe kërkoi që proçesi të nis sa më shpejtë por me kusht që ky Vetting, të përfshijë edhe pasuritë e anëtarëve të tjerë të familjes së një politikani, duke u kthyer në një “sitë” të njëjtë me atë të Vetting-ut në sistemin gjyqësor.

Article Logic
Execution time: 0.0043289661407471