Flamurin shqiptar e kemi parë edhe në duart e personazheve të huaj të famshëm.
Së fundmi sapo e pamë krah grupit legjendar të rock-ut ‘Metallica’.
Grupi po zhvillon një turne në disa qytete të Italisë. Dje ata performuan në Bolonja dhe ndërsa përgatiteshin në prova, flamuri kuqezi ndodhej i varur prapa. Me siguri është vënë aty nga ndonjë fans shqiptar i tyre.