Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë gjithë fushatës së tij i ka shpallur luftë terrorizmit. Mirëpo së fundmi, grupi terrorist nigerian, Boko Haram i është kundërpërgjigjur Trump, duke lëshuar një kërcënim të ri.
“Lufta sapo ka filluar dhe aleatët e ISIS-it nuk do ta ndërpresin xhihadin”.
Lideri i organizatës terroriste në Nigeri, Abubakar Shekau, në një mesazh video i ka kërkuar grupeve islamike ekstremiste të mos ndikohen nga kërcënimet e miliarderit republikan: “Do të qëndrojmë të palëkundur në besimin tonë dhe nuk do të ndalemi asnjëherë”.