INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Grupit të tritolit” i jepet dënimi.

“Grupit të tritolit” i jepet dënimi.

Publikuar më: 10:51 21-04-2016

Anëtarët e të ashtëquajturës "banda e tritolit" kanë marrë masët e dënimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Kjo bandë ka tronditur vendin për vite më rradhë dhe anëtarë të saj kryenin dhe vrasje me pagesë.
Për të akuzuarit si porositës dhe ndërmjetës të atentateve dy kushërinjtë, Andon dhe Genis organi i akuzës ka kërkuar burgim të përjetshëm.
Ndërsa për vrasësin me pagesë Julian Sinanaj, Prokuroria ka kërkuar 35 vite burg, pasi ai ka bashkëpunuar me policinë. Për Ndriçim Gjokonën, organi i akuzës u kërkuan 8 vite burg, se prej tij u zbuluan vrasjet dhe të implikuarit, pasi ai është i penduari i parë i drejtësisë, që shkoi vetë të bënte denoncim në policinë e Durrësit.
26 vite burg është kërkuar për Marjon Mitron, personi përgjegjës që ka porositur vendosjen e tritolit poshtë makinës së ish-prefektit të Vlorës Besnik Dervishi. Për biznesmenin Ilir Karçini, është kërkuar 5 vite burg dhe 11 vite burg për Albin Mexhajn, personi që i shiti armët vrasësit me pagesë Julian Sinanaj.

Article Logic
Execution time: 0.0029580593109131