Shpesh akuzat ndaj bluzave të bardha kanë qënë të shumta, por dhe rastet kur ato kanë rënë pre e dhunës së pacientëve nuk kanë munguar. Një rast i tillë është regjistruar në Fier, ku një 39 ka goditur me grushta një laborant të shëndetësisë. Menjëherë kanë ndërhyrë uniformat blu, të cilat kanë arrestuar 39 vjeçarin Ilir Alushaj.
Sipas bluve ngjarja ka ndodhur ditën e enjte, 9 mars 2017, te Drejtoria e Shëndetit Publik.
Alushaj për motive të dobëta ka goditur me grushta shtetasin A.H, 33 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” me detyrë Specialist i Laboratorit Mikrobiologjik të Drejtorisë Rajonale Shëndetësore Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.