Një vajzë 28 vjeç ka befasuar kalimtarët dhe drejtuesit e makinave që ndodheshin pranë Bankës së Shqipërisë teksa me ndihmën e një djali kanë rrahur një tjetër person me qëllim për ti marrë makinën.
Për këtë arsye policia ka arrestuar shtetesen Blerina Sh dhe kanë akuzuar për bashkëpunëtor mikun e saj 25 vjeçarin Indrit F.
Sipas policisë të dy këta persona, para Bankës së Shqipërisë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë goditur me grushta, duke i marrë çelsat e mjetit tip “Mercedes Benz”, shtetasit M. A.