Një sherr me grushta e shkelma ka shpërthyer në qendër të Tiranës, në sheshin "Nënë Tereza".
JOQ ka publikuar një video e cila tregon momentet e një sherri që ka ndodhur në mes të ditës.
Dy persona kanë nisur të qëllojnë njëri tjetrin me gushta dhe shkelma. Në sfond dëgjohet dhe zëri i një femre e cila kërkon ndihmë.