Ndërkohë që kryetarët përkatës të partive vazhdojnë lëshojnë deklarata pas deklaratash, militantët e partive degjenerojnë në sherr. Një përplasje fizike me militantëve të PS-së dhe LSI-së ka ndodhur në Kuçovë, ku në mes të rrugës shkëmbejnë mes njëri-tjetrit sharje dhe gjuhen me grushte e shqelma siç shikohet në videon e JOQ.al.
Sharjet që i drejtojnë njëri-tjetrit fillojnë nga gruaja, e deri te gjithë familja. “
Persona të tjerë që janë përpjekur të ndalojnë sherrin duket se e kanë pasur të vështirë dhe është dashur ndërhyrja e policisë, ku mund të shihet dhe në video momenti kur militantët arrestohen.