Dhuna ndaj bluzave të bardha është një fenomen i njohur në vendin tonë. Jo radhe herë mjekët janë bërë viktima të dhunës së pacientëve apo dhe familjarëve të tyre. Rasti i fundit është shënuar në Durrës ku një 29 vjeçar ka dhunuar mjekun, dhe më pas është vënë në pranga. Bëhet fjalë për shtetasin K.Xh., vjeç 29, banues në Durrës, i cili ka goditur me grusht në ambientet e spitalit. Mjeku Arjan Tivari vjeç 63, banues në Durrës, është dhunuar keq nga 29 vjeçari. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës. Uniformat blu kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të të riut.