INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Grushte në parlamentin turk mes deputetëve

Publikuar më: 12:08 03-05-2016

Parlamenti i Turqisë është përfshirë nga kaosi gjatë seancës së shkuar pas përleshjes fizike mes deputetëve të partisë pro kurde dhe Partisë Popullore Demokratike.

Shkak i këtyre konflikteve është bërë një projektligj i përgatitur nga presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili akuzon Partinë Popullore Demokratike se është një krah i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Erdogani në vazhdimësi ka bërë thirrje për ndjekje penale ndaj ligjvënësve të Partisë Popullore Demokratike në Turqi.

Ndërkohë, mbrëmë vonë, një komitet parlamentar turk ka miratuar një projektligj që do t’u hiqte imunitetin deputetëve, duke i hapur kështu rrugë një amendamenti kushtetues që do lejonte ngritjen e akuzave për terrorizëm kundër deputetëve nga opozita pro-kurde.

Kalimi i këtij projektligji si amendament kushtetues kërkon mbështetjen e 2/3 të 550 deputetëve në parlamentin e Turqisë, me një total prej të paktën 363 votash.

Article Logic
Execution time: 0.0017180442810059