INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grushti i shtetit, Erdogan shkrin elitën e Gardës Presidenciale

Grushti i shtetit, Erdogan shkrin elitën e Gardës Presidenciale

Publikuar më: 10:07 24-07-2016

Njësia elitë e Gardës presidenciale në Turqi do të shkrihet, pasi rreth 300 anëtarë të kësaj njësie u shkarkuar pas dyshimeve për përfshirje në grushtin e shtetit të një jave më parë.
Kryeministri Binali Yildirim tha në një kanal televiziv se “nuk ka mënevojë” për këtë regjiment

Më herët, në kuadër të masave emergjente të marra nga qeveria pas grushtit të shtetit u arrestua nipi i klerikut mysliman, armiku i përbetuar i Erdogan, Fetullah Gylen, i akuzuar drejtpërdrejtë për grushtin e shtetit të 15 korrikut.

Disa ditë më parë, presidenti Recep Taip Erdogan shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për një periudhë 3-mujore dhe anuloi konventën për të drejtat e njeriut.

“Nuk do të ketë më një gardë presidenciale. Nuk ka asnjë arsye të ketë. Nuk na duhen më” ka thënë kryeministri turk Yildirim për televizionin ‘A Haber’.

Article Logic
Execution time: 0.0018389225006104