INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grushti i shtetit, federata turke shkarkon 94 zyrtarë

Grushti i shtetit, federata turke shkarkon 94 zyrtarë

Publikuar më: 08:01 03-08-2016

Federata Turke e Futbollit ka shkarkuar 94 anëtarë të saj, duke përfshirë këtu edhe arbitra, pas grushtit të shtetit të dështuar ndaj presidentit Recep Tayyip Erdogan muajin e kaluar. Anëtarë të ushtrisë kanë nisur një aksion 15 korrikun e kaluar, por qeveria e Erdogan ka arritur të rifitojë pushtetin një ditë më pas, ndërsa figura fetare dhe politike Fehtullah Gulen është akuzuar për planifikimin e grushtit të shtetit, pavarësisht se ky i fundit ka kundërshtuar akuzat dhe është shprehur i pafajshëm. Federata turke nuk ka dhënë një shpjegim për shkarkimet, që janë lajmëruar të martën, por gazeta turke “Hurriyet” ka bërë të ditur se njëri nga të larguarit ka qenë një arbitër i Super Lig-ës.

“Federata e ka konsideruar të domosdoshëm largimin e 94 njerëzve, duke përfshirë këtu edhe arbitra lokalë dhe kombëtar, ndihmës arbitra, anëtarë të komitetit të arbitrave rajonal dhe kombëtar dhe vëzhgues rajonalë”, është lexuar në një deklaratë për shtyp të federatës. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, të gjithë anëtarët e komitetit të federatës kanë dhënë dorëheqjen gjatë fundjavës pas një “kontrolli sigurie” ndaj personave të lidhur me lëvizjen e Gulen. Atletico Madrid ka qenë skuadra e fundit që ka anuluar një udhëtim para-sezonal në Turqi të martën, pasi kanë lajmëruar se miqësorja me Galatasaray nuk do të zhvillohej.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036990642547607