INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grushti i shtetit në Turqi: Reagon Presidenti Nishani,  mbështet Erdogan-in

Grushti i shtetit në Turqi: Reagon Presidenti Nishani, mbështet Erdogan-in

Publikuar më: 12:39 16-07-2016

Ka ardhur edhe reagimi i Presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Turqi. Ai shprehu shqetësimin si dhe dënoi aktin për marjren e pushtetit me dhunë. Në një deklaratë për mediat, kreu i shtetit shprehu mbështetjen dhe solidaritetin për Qeverinë turke dhe Presidentin Erdogan.

“Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bujar Nishani, ka ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim të madh zhvillimet e orëve të fundit në Turqi, ku rendi kushtetues u prek rëndë nga akte për rrëzimin me dhunë të një Qeverie të zgjedhur demokratikisht.

Presidenti Nishani i dënon me forcë këto akte dhe tentativa për marrjen e pushtetit përmes dhunës dhe shpreh mbështetjen e plotë për Presidentin Erdogan, Qeverinë dhe rendin kushtetues në Turqi.

Presidenti Nishani uron kthim sa më të shpejtë të rendit publik dhe qetësisë në rrugët dhe qytetet e Turqisë dhe populli mik turk t’i kthehet jetës normale”, thuhet në njoftimin e Presidentit Bujar Nishani.

Article Logic
Execution time: 0.0024750232696533