Pep Guardiola edhe pse është 47 vjeç dhe karriera e tij si trajner duket ende premtuese, ai ka filluar të mendojë që tani për të ardhmen, ose më saktë për mbylljen e karrierës.I vetmi peng i Guardiolës është që të arijë, të fitojë Champions League edhe me ManchesterCity pasi e ka bërë më parë me Barcelonënë.
Intensiteti kaq i lartë i karrierës së trajnerit katalanas mund ta detyrojë atë ta mbyllë karrierën përpara parashikimeve mediatike.Në intervistën e fundit dhënë për mediet spanjolle, Guardiola deklaroi se ka shumë dëshirë që të rikthehet te Barcelona.
“Skuadrat e mia duhet të luajnë futbollin që më pëlqen mua. Hapat e fundit të karrierës dua t’i bëj aty ku e kam filluar, në sektorin e të rinjve. Uroj që kjo të ndodhë te Barcelona”, është shprehur trajneri aktual i Manchester Cityt