INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Guida Pokémon Go: Këshilla sesi mund të mbani fëmijët larg rrezikut të kësaj loje

Guida Pokémon Go: Këshilla sesi mund të mbani fëmijët larg rrezikut të kësaj loje

Publikuar më: 10:53 22-07-2016

Pokémon Go është një lojë ku ti mund të “mbledhës” ose thënë ndryshe koleksionosh krijesa të quajtura Pokémon. Është një nga lojërat më popullore të momentit dhe kjo pasi krijuesit e saj kanë arritur që lidhin botën reale me atë virtuale që jemi mësuar të shohim nëpër lojëra të tilla elektronike. Loja bën të mundur që krijesat Pokémon të shfaqen realisht përpara ekranit tuaj, kjo fal teknologjisë së GPS.


Pokémon Go po “çmend” këto në Amerikë dhe Australi, por jo vetëm. Mirëpo, ju duket të dini disa gjëra për lojën, dhe mënyrën sesi mund të kujdesni fëmijët nga rreziqet e mundshme.

RREZIQET E MUNDSHME:

Ka shumë të mira rreth kësaj loje, për këtë arsye ajo është bërë kaq popullore. Megjithatë është e rëndësishme të mësoni rreth rreziqeve të mundshme që mund të shkaktojë.

Takon njerëz që nuk i njeh

Loja është programuar për të afruar njerëzit. Zakonisht behët fjalë për të panjohur. Kështu që ti nuk mund të dish se kë mund të takojë fëmija jot.
Rreziku fizik

Gjatë lojës është e lehtë të harrosh se ku je duke shkuar, pasi je duke “ndjekur” Pokemon, por duhet të keni kujdes se ku përfundoni. Që tani ka histori të njerëzve që janë joshur dhe kanë përfunduar në vende të rrezikshme, aq më tepër për fëmijë. 

Mund të kushtojë shumë para

Ekzistojnë aplikacione me anë të cilave ti mund ti blesh këto krijese me çmime deri në 79.99£. sigurohuni që aplikacioni që jeni duke përdorur të jetë pa pagesë.

Aksesi në të dhëna personale

Pokémon Go fillimisht ju pyet për informacione personale, si ditëlindja e fëmijës suaj, adresa e emailit, etj. Prindërit kanë të drejtë të kontaktojnë krijuesit e lojës dhe ti kërkojnë të ndalojë përdorimin e të dhënave personale të fëmijës.

KËSHILLA PËR TË QËNDRUAR TË SIGURT:

Eksploroni së bashku

Fëmijët do insistojnë që të luajnë vetëm, por ju duhet të kujdeseni që ti qëndroni pranë sa herë dëshiron të eksplorojë. 

Vendosin disa rregulla

Flisni me fëmijën tuaj rreth rreziqeve të mundshme që mund të shkaktojë kjo lojë dhe faktin e të hasurit njerëz të panjohur. Vendosni ca rregulla si:
- Mbani një bateri rezervë, posi loja do ju hedh baterinë “në tokë”.
- Qëndroni më shokë.
- Kujdes nga personat e tjerë, ata mund të fillojnë konkurrencën me ju.
- Kufizoni hapësirën se ku ata mund të luajnë.

Article Logic
Execution time: 0.004612922668457