INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Guri i shahut që mund të të ndryshojë jetën [FOTO]

Guri i shahut që mund të të ndryshojë jetën [FOTO]

Publikuar më: 13:33 07-06-2019

Kur një tregtar artefaktesh në Skoci bleu një gur shahu të fildishtë për 6 dollarë në vitin 1964, me shumë mundësi nuk e kishte menduar se kishte shtënë në dorë një prej gurëve të shahut më të famshëm në botë.

I ruajtur në një sirtar për 55 vjet, guri, pjesë e një seti shahut të shekullit XII, të quajtur “Lewis Warder”, mund të shitet tani në ankand për 1,3 milionë dollarë.

Të paktën kështu e vlerësoi shtëpia e ankandeve Sotheby, ku familja e pronarit të ndjerë të gurit e dërgoi për vlerësim. Gurët e shahut u gjetën në ishullin “Lewis” në Skoci në vitin 1831, por mungonin pesë gurë, një kalë dhe katër “torra”.

Gurët besohet se janë gdhendur në shekullin XII në Trondheim, Norvegji.

g3.PNG

g2.PNG

g1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0043070316314697