INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Guvernatori Sejko i shqetësuar, kriza politike dëmton ekonominë [VIDEO]

Publikuar më: 13:12 02-05-2017

Kriza politike e muajve të fundit po ndikon negativisht dhe në sektorë të tjerë në vend. Për ekonominë që në këto kushte mund të shkojë edhe më keq ka folur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko. Ai tha se nëse kriza politike vijon më tej do të ketë ndikim negativ tek investimet në ekonomi dhe kryesisht tek besimi i investitorëve.
“Nuk janë vërejtur devijime serioze, në tre muajt e parë të vit, por nëse kriza zgjat ndikimet janë të paevitueshme,” tha Guvernatori i Bankës.

Guvernatori Sejko raportoi në Komisionin Parlamentar dhe për vitin 2016 që sipas tij u karakterizua nga zhvillime ekonomike pozitive. Ekonomia u rrit me 3.5% gjatë vitit 2016, në përshpejtim krahasuar me normën 2.6% të rritjes së shënuar në vitin 2015. Sejkoi shton se dhe norma e papunësisë u reduktua në 14.2%, e kjo e ndikuar nga rritja e vazhduar e punësimit.

Për më shumë ndiqni lajmin e IN News...

Article Logic
Execution time: 0.0041208267211914