INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Guvernatori Sejko: Rritja ekonomikë në vitin 2016, do të jetë 3.2%

Guvernatori Sejko: Rritja ekonomikë në vitin 2016, do të jetë 3.2%

Publikuar më: 18:33 19-04-2016

Guvernatori  i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, zhvilloi një takim në Washington ku mori pjesë në një mbledhje të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Sejko ka folur rreth zhvillimeve ekonomike dhe deklaroi që për vitin 2016, rritja ekonomike do të jetë 3.2 %, ndryshe nga ajo që ka parashikuar FMN, me 3.4%.

Ai u shpreh se vitin e kaluar, rritja ekonomike, ishte 2.6 % dhe kjo u ndikua negativisht nga përmbytjet dhe kriza greke. 

Lidhur me sistemin bankar në vend, guvernatori nënvizoi se trajtimi i çështjes së  kredive me probleme ka qenë një ndër angazhimet kryesore të Bankës së Shqipërisë, e shoqëruar me një plan veprimi të mirëmenduar për reduktimin e tyre, ku përfshihen një sërë përmirësimesh ligjore, fiskale dhe rregullatore

Article Logic
Execution time: 0.0036368370056152