INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Guximtarët e Shkencave Sociale denoncojnë profesorin, që i detyron të blejnë libra. Emri...

Guximtarët e Shkencave Sociale denoncojnë profesorin, që i detyron të blejnë libra. Emri...

Publikuar më: 09:38 10-05-2018

Abuzmet në botën akademike janë të panumërta. Po sot më të guximshmit, studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale kanë denoncuar me emër një profesor që i detyron të blejnë libra. Ata të mbështetur nga Lëvizja për Universitetin kanë mbajtur një deklaratë për mediat dhe kanë thënë se janë të detyruar të denocojnë profesorin e tyre dhe për të vërtetuar ankesën disponojnë e një peticion me emrat e studentëve të prekur nga ky abuzim. Mes të tjerash ata kërkojnë shkarkimin e pedagogut Zenel Shalari, pasi pretendojnë se ai i detyron të blejnë libra në kundravjatje me ligjin.

Sipas tyrë aksioni kundër zhvatjes së organizuar të xhepave të studenteve do të vazhdojë.
Ata i kanë bërë thirrje të gjithë studentëve të universiteteve publike që të bashkohen kundër zhvatjes dhe padrejtësisë, me peticione dhe protesta.
Ky denoncim vjen një ditë pas arrestimit të profesorëve dhe sekserëve të Universiteti të Elbasanit, të cilët po hetohen për rryshfet në këmbim të notës.

Article Logic
Execution time: 0.0039029121398926