INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gwen Stefani,  një rokere dyngjyrëshe

Gwen Stefani, një rokere dyngjyrëshe

Publikuar më: 17:29 17-03-2016

Gwen Stefani  ka prekur  tokën e Los Angeles, pas udhëtimit në Japoni duke u shfaqur mjaft konfidente me lookun e saj më të ri.

Këngëtarja 46 vjeçare i kishte lyer majat e flokëve të saj platin, me të zezë dhe i mbante ato të kthyera në anë në një prerje deri në gjatësinë e shpatullës.

Ajo ka qenë në Tokio për të ndjekur prezantimin nga stilistja Keita Maruyama gjatë javës së modës në Japoni, të hënën. Rokerja e grupit “No Doubt” kishte kombinuar me modelin e ri të flokëve dy ngjyrësh me një të kuq të ndezur buzësh dhe manikyr po të kuq. Ajo mbante veshur xhinse të ngushta dhe atlete me një xhaketë të zezë me zinxhirë mbi një T-shirt dhe kishte një këmishë të gjerë meshkujsh me kuadrate të lidhur në bel.

 

Article Logic
Execution time: 0.003803014755249