Nuk e dimë për çfarë lloj mizorie e ka fjalën Gwen Stefani e cila momentalisht po jeton një dashuri si në përralla me Blake Shelton, por ja që "Misery" titullohet singëlli më i ri i këngëtares.
Ka qenë vetë Gwen ajo e cila ka ndarë me fansat në Instagramin e saj, një video ngacmuese të klipit të ri, duke zbuluar në përshkrimin e saj edhe datën se kur do të publikohet. Sipas artistes projekti më i ri do të dalë të martën e 31 majit, ndaj fansat bëjnë mirë të jenë gati. Kujtojmë që "Misery" bën pjesë në albumin e tretë të Gwen Stefani-t i quajtur "This is What the Truth Feels Like", i cili gjendet në treg prej muajit mars!