INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gwyneth Paltrow: Si mund të jem më e urryer se Chris Brown?!

Gwyneth Paltrow: Si mund të jem më e urryer se Chris Brown?!

Publikuar më: 10:09 01-07-2016

Në vitin 2013-të, në sondazhet e zakonshme që organizohen në lidhje me personazhet publik, Gwyneth Paltrow u shpall si artistja më e urryer.

Por më në fund aktorja ka vendosur të flasë për këtë fakt. Ish-bashkëshortja e Chris Martin ka thënë se njerëzit e kanë parë gjithmonë si vajzën e llastuar të një familje të pasur, por e vërteta është se kur ajo mori vendimin të niste një karrierë në aktrim, i ati ia hoqi të gjithë mbështetjen financiare. Ndaj dhe Paltrow është detyruar t’ia dalë mbanë vetë. “Unë më e urryer se Chris Brown?! Ka qenë një goditje e madhe dhe e padrejtë karshi meje!” tregon 43-vjeçarja. Sa për informacion Chris Brown renditej i 29-ti në listë!

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658