INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Gylseren' dhe 'Defne' reagojnë ashpër ndaj 'Xhihan' pasi i kushtoi këtë këngë Koronavirusit [VIDEO]

'Gylseren' dhe 'Defne' reagojnë ashpër ndaj 'Xhihan' pasi i kushtoi këtë këngë Koronavirusit [VIDEO]

Publikuar më: 19:23 06-04-2020

Një veprim i aktorit Erkan Petekkaya ka bërë që kolegët t’i kthehen kundër.

Erkan i cili njihet si “Xhihan” nga seriali “Fate të kryqëzuara” i kushtoi një këngë Koronavirusit me nota humori.

Ai postoi një video ku shfaqej duke kënduar dhe stafi e shoqëronte.

Pas këtij veprimi të aktorit kanë reaguar dy koleget e tij Nurgul Yesilçay e njohur si “Gylseren” dhe Elçin Sangu e njohur si “Defne”.

“Çfarë halli kemi ne dhe çfarë bëjnë këta! Mos u çmendni! Turp për stafin”-tha Elçin Sangu.

Ndërsa Nurgul Yesilçay e cila nuk i ka marrëdhëniet aspak të mira me Erkanin, shkruajti: “Droga është e dëmshme! Alkoli është i dëmshëm! Budallallëku është i dëmshëm! Por një egoist është akoma më i dëmshëm!”.

Pas kritikave, mediat turke shkruajnë se Erkan Petekkaya është detyruar të mbyllë Instagramin për pak kohë dhe më vonë e rihapi sërish.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038540363311768