Bashkëpunimi i radhës në fushën e modës pritet të jetë një mrekulli.
Po flasim për H&M dhe Kenzo që do sjellin koleksionin e ri të shumëpritur. Pas bashkëpunimeve të sukseshme që H&M ka patur me Balmain, Isabel Marant dhe Lanvin këtë herë duket se ka goditrur në shenjë me markën franceze Kenzo e cila është e njohur për printet shumëngjyrëshe. Çdo vit kompania bën bashkëpunime me marka prestigjioze botërore duke iu mundësuar që të mund të bëjnë të prekshëm emra të njohur të modës edhe atyre që nuk kanë mundësi buxhetore. Për ata që mezi po prsin të shohin frytet e këtij bashkëpunimi, krijimet do të dalin në shitje në dyqanet H&M dhe online me 3 nëntor.