INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Habia më e madhe në Premier, futbollisti luan pa...

Habia më e madhe në Premier, futbollisti luan pa...

Publikuar më: 16:49 16-09-2018

Gjithçka mund të thuhet, por sezoni i Tottenham nuk ka nisur shumë mirë. Dakord, dy ndeshjet e para u fituan, por më pas erdhën problemet, e kushtëzuar edhe nga merkato totalisht pa lëvizje e londinezëve, që nuk bënë asnjë blerje dhe nuk shitën asnjë futbollist.

Në fillim vonesa në përurimin e stadiumit të ri “White Hart Lane”, që i ka detyruar të besuarit e Pochettino të vazhdojnë qëndrimin në “Wembley”, më pas humbja “e shëmtuar” kundër Liverpool, që vendos menjëherë kufirin për titullin kampion në këtë sezon.

Por ndeshja kundër “të kuqve”, ka prezantuar edhe një anomali të vërtetë, të përfshirë në mister. Tifozëve nuk u ka shpëtuar fakti se Toby Alderweireld, ka pasur një fanellë ku mungonte stema e klubit të Tottenham. Tifozët e “spurs” kanë nisur menjëherë të bëjnë pyetje në “web”, ndërsa rrjetet sociale kanë nxituar të gjejnë arsyen, që ende nuk ka marrë një shpjegim të mirëfilltë.

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824