Performanca e sotme e këngës 'Live it up' nga Era Istrefi, Nicky Jam dhe Will Smith mori vëmendje nga e gjithë bota. Ata performuan në stadiumin Luzhniki pak minuta para se të fillonte ndeshja finale ndërmjet Francës dhe Kroacisë. Pasi u ngjit në arenë, Era menjëherë ndau emocionet e forta që përjetoi.
“Ne sapo performuam në Kupën e Botës së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam! Çfarë momenti i pabesueshëm,” shkruan Era në Instagram.
Por nëse nuk e besoni Eres i janë rritur plot 100 mijë ndjekës në Insta, nga 1.1 milion ka shkuar 1.2 milion dhe në vetëm 2 minuta Istrefi arriti të grumbullojë mbi 11 mijë 'like' dhe në 4 minuta mbi 20 mijë 'like' në foton e saj nga performanca, ndërsa tani mbi 100 mijë 'like' dhe shumë komente./intv.al/