INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Habisin statistikat/ Në Shqipëri RRITET kriminaliteti, ulet numri i të dënuarve

Habisin statistikat/ Në Shqipëri RRITET kriminaliteti, ulet numri i të dënuarve

Publikuar më: 13:28 03-05-2019

Krimi në Shqipëri ka njohur rritje. Këtë e vërtetojnë statistikat zyrtare. Për vitin 2018 janë regjistruar plot 34.468 vepra penale, duke ja kaluar krimeve në vitin 2017 me 0.4%.

Pavarësisht se numri i krimeve sa vjen dhe shtohet, ai i të dënuarve po ulet nga viti në vit. Në vitin 2018, vetëm 40% e të proceduarve penalisht janë burgosur, pasi çështjet e tjera janë pezulluar ose pushuar.

INSTAT raporton se në 2018 në raport me popullsinë janë evidentuar 120 vepra penale për 10 mijë banorë, nga 119.4 që ishin në vitin 2017.

tabbtj.PNG

Lidhur me klasifikimin e veprave penale dhe ecurinë e tyre në raport me vitin 2018, rritjen më të madhe e kanë pasur veprat penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me një rritje 7.5% në raport me 2017.

Vjedhja gjithashtu është një tjetër vepër në rritje, me 4.1% në raport me 2017-ën. Më pas të shumta kanë qenë dhe vrasjet me dashje me 2% më shumë.

Pjesa tjetër e veprave penale janë regjistruar në rënie, ku krimet në fushën e drogës ishin 7.9% më pak sesa në 2017-ën.

Nga të dhënat vërehet se gjinia femërore përbën rreth 36.7% të totalit të personave të dënuar. Ato janë të përfshira në krime seksuale, krime kundër moralit, dinjitetit si edhe krime kundër fëmijëve, martesës dhe familjes.

vepra_penaleee.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158