INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Habit 17-vjeçarja: Jam e lumtur që punoj në biznesin e varrimeve

Habit 17-vjeçarja: Jam e lumtur që punoj në biznesin e varrimeve

Publikuar më: 12:36 05-02-2018

Ajo nuk është një adoleshente si gjithë të tjerat. Ka zgjedhur të jetë pjesë e një biznesi që për shumë të tjerë mund të konsiderohet i frikshëm. BBC i ka kushtuar një artikull 17-vjeçares Ellie që punon në biznesin e varrimeve. “Përshëndetje, emri im është Ellie dhe kur nuk jam në kolegj, unë jam një sipërmarrëse. Jam vetëm 17 vjeç, dhe kjo bën që të marr një reagim mjaft të çuditshëm kur them njerëzve dhe miqve të mi se punoj në agjenci funerali. Jam e lumtur për punën që bëj, sepse gjithmonë kam dashur të bëj diçka ndryshe dhe kjo industri është vërtetë ndryshe”-rrëfen adoleshentja. Ellie tregon se gjithçka nisi pak vite më parë kur një anëtarë i afërt i familjes bëri vetëvrasje dhe ishte pikërisht ajo që gjeti trupin e tij. Edhe pse tingëllon si e tmerrshme dhe e frikshme, interesi i adoleshentes u rrit.

ellie_1.jpg

“Menjëherë pas funeralit kam shkuar në një agjenci ku u trajnova. Në fillim prekja e një trupi të vdekur më trembte por tani jo më. Bëj gjëra të tilla si pritja e telefonatave nga familjet e që raportojnë vdekjet dhe bërjen gati të trupit” –rrëfen 17-vjeçarja. Miqtë e saj kanë pasur një reagim të përzier, disa nuk duan të flasin për këtë, të tjerët janë jashtëzakonisht kureshtar. “Ata janë shumë mbështetës dhe mendojnë se është e mrekullueshme që kam gjetur dhe bëj diçka që unë e dua dhe jam e pasionuar”-tha Ellie për BBC.

Article Logic
Execution time: 0.0036509037017822