INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Habit aktori i njohur, unë doja të shkoja në “Portokalli” por më pengoi...[VIDEO]

Habit aktori i njohur, unë doja të shkoja në “Portokalli” por më pengoi...[VIDEO]

Publikuar më: 12:57 10-12-2017

Ai mund të konsiderohet si një nga aktorët më të talentuar të momentit.

U zbulua fillimisht si një talent në emisionin “Ti vlen” falë roleve imituese të spikatura që solli për publikun.

E kemi fjalën për aktorin Drilon Hoxha i cili disa vjet më pas, kur ishte vetëm 19 vjeç mori pjesë në spektaklin “Albania Got Talent”, përsëri si imitues dhe po atë vit aktori u përzgjodh në një nga shfaqjet më të mira të humorit “Portokallisë”, duke imituar ish-kryeministrin, Berisha.

Së fundmi i ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ te Rudina Dembacaj, Driloni tregoi se mesa duket Agron Llakajt nuk i pëlqeu fakti që ai imiton Berishën dhe është shprehur se ai e pengoi të bëjë karrierë te emisioni humoristik “Portokalli”.

”Unë kisha qejf të hyja tek Portokallia, por ka qenë një kolegu im edhe i joti aty, që s’po ja përmendim emrin dhe ky na u ankua dhe tha pse ai bën rolet e mia, s’ka kuptim më çoi deri në gjysëmfinale dhe aq. Ky zotëria na kërkoi një gjest më të madh duke thënë po se bëra unë Berisha nuk bëhet”, u shpreh aktori Drilon Hoxha.

Article Logic
Execution time: 0.0042939186096191