INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Habit Arjola Demiri: Akoma s’kam gjetur një burrë më të ...

Habit Arjola Demiri: Akoma s’kam gjetur një burrë më të ...

Publikuar më: 08:25 08-06-2022

E ftuar në “Në kurthin e Piter Pan” Arjola rrëfeu se në fëmijërinë e saj djemtë kanë pasur frikë nga ajo, pasi ka qenë një vajzë rebele.

“Nga unë kanë pasur shumë frikë, sepse kam qenë me flokë të shkurtra, kam qenë rebele dhe kam bërë shumë praprësira. Më kishin shumë, shumë frikë", tha Arjola.

Duke vënë në dukje fizikun e saj, një nga fëmijët e “Piter Pan” ishte kureshtar nëse Arjola ka pasur në jetën e saj një mashkull më të gjatë se vetja.

“Ata që më propozojnë mua kanë qenë gjithmonë ose gjatësia ime ose më të shkurtër se mua. Akoma s’kam gjetur një burrë më të gjatë se vetja. Do mundohem ta gjej. Kur e ke burrin më të shkurtër, ndihesh sikur ke marrë badigardin me vete. Mua kështu më duket.”, tha Arjola.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041401386260986