INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Habit Dorina Mema me këshillën që iu jep vajzave të reja për ndërhyrje estetike në trup [VIDEO]

Habit Dorina Mema me këshillën që iu jep vajzave të reja për ndërhyrje estetike në trup [VIDEO]

Publikuar më: 11:54 01-06-2017

Të gjitha ju vajza që po mendoni të bëni ndonjë ndërhyrje estetike në trup, dëgjoni  më parë çfarë thotë Dorina.

Sportistja tashmë është bërë shembull për të gjitha vazjat të cilat kërkojnë të kenë linjat e saj trupore. Por edhe ajo vetë ka rrëfyer mbrëmjen e kaluar në “Top Show” se ka qenë duke rënë viktimë e ndërhyrjeve estetike. Dorina pranon se ka bërë gabim kur bashkë me shoqet e saj në moshën 26 vjeçare vendosën të bëjën ndërhyrje , por që frika ndaj gjilpërave e ka bërë ta lërë në gjysëm duke ua larguar dorën mjekëve ndërkohë që po i injektonin shiringën.  Megjithatë i ka mbetur ende shenjë .

Ndërkohë ajo ka edhe një mesazh për të gjitha vazjat, kryesisht ato adoleshente, që po mendojnë të bëjën ndërhyrje estetike në trup.

“Fëmijët shohin Instagramin dhe shtyhen nga aty, por Instagrami është photoshop. Të dashur fëmijë të bukur, ju që më tregoni ato fotot e Kim Kardashian. Unë kam ardhur këtu për të folur për pjesën e trupit. Ju lutem shumë, edhe atë dhjamë që e keni hequr nga barku dhe e keni futur në pjesën e pasme, kur të vini tek unë prapë do t’ua shkrij “, thotë qartë Dorina.

Pa harruar të  tregojë edhe rastin me vetullat e saj që i ka lënë kujtim të hidhur.

“Unë edhe vetullën e kam vuajtur. Kam hequr vetullën në 2008-ën për ta ngritur më lart se ka qenë moda. Por nuk dalin më qimet sepse ajo pjesë tattoo-je e injektuar në bisht ka një lloj solucioni që nuk lejon më qimet të rriten”, shprehet sportistja  duke dhënë kështu edhe një mesazh të qartë. 

Article Logic
Execution time: 0.0040240287780762