Kryeminstri Rama ka habitur këdo kur tha këtë mbrëmje se është gati të ulet në tryezë dialogu me Lulzim Bashën.
Rama në Real Story sqaroi se është i gatshëm që menjëherë pas zgjedhjeve të ulet në tryezë dialogu me Lulzim Bashën për të folur për të gjitha çështjet dhe pa asnjë kusht.
"Lulzim Bashës i kam dërguar 6 letra. I kam kërkuar dialog. Jam i gatshëm të ulem në tryeze të hënën. Jam i gatshëm të diskutojmë të gjitha çështjet. Nuk kam asnjë kusht', tha Rama.
Më herët, Rama i pyetur për mundësinë e një marrëveshjeje me Bashën tregoi se ai ishte i hapur, por vazhdimi varet nga opozita.