Ndodh që edhe artistët të bëhen nostalgjikë për të shkuarën e tyre.
Secili nga ne ka një histori të krijuar nga rrënjët, fëmijëria, miqësitë e vjetra dhe eksperiencat e para. Edhe me Florin ka ndodhur e njëjta gjë para pak ditësh. Producenti është bërë nostalgjik duke u rikthyer në vendin ku lindi dhe u rrit, në Kombinat. 36 vjeçari shfaqet në një lokal të thjeshtë, me njerëz të thejshtë duke shijuar ushqime nga më të thejshtat por që të mbushura me kujtimet e vjetra, marrin edhe më shumë shije.
Gjithashtu Flori ka shijuar për disa minuta edhe kanalet e vjetra në Tv si pjesë e nostalgjisë dhe kujtimeve. Pavarëisht famës, ai nuk i harron rrënjët.