Epo kur bie fjala për t’iu nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale të shumtë janë ata që në një moment i kap paniku dhe mundohen e vrasin mendjen sesi ta mposhtin frikën.
Ka të tillë sa të duash por ka nga ata që para se të futen në operacion kanë ndonjë dëshirë që e duan t’iu plotësohet me 100%.
I tillë është edhe ish-konkurenti i Big Brother Vesel Kurtishaj i cili do ti nënshtrohet një operacioni në këmbë.
Deri këtu çdo gjë duket normale por kujdes! Veseli ka një dëshirë krejt të veçantë dhe do që para operacionit të veshë papuçe Gucci.
Këtë e ka treguar me anë të disa postimeve në Instastory ku shfaqet në karrige me rrota e shkruan: “Akoma nuk më besohet që nuk i kaa veshur papuçet Gucci!”
Jo vetëm kaq por mesa duket Veseli e ka vendosur që kjo dëshirë duhet ti realizohet me 100% dhe këtë e ka treguar me një postim tjetër ku shkruar: “Nesër nuk më bën askush të hyj në operacion pa veshur papuçet!”
Sido që të jetë me apo pa papuçe Gucci, sipas burimeve Veseli e ka kryer me sukses operacionin.