Një mister me sa duket ka rrethuar ambientet shkencore të NASA-s sa i takon malit të Tomorit.
Është një ish-punonjës i NASA-s, i cili raportohet të ketë thënë se ky institucion i ka kushtuar shumë rëndësi malit shqiptar, për shkak se aty flitet se ekziston një piramidë e madhe në brendësi të tij. Në brendësi të malit të Tomorit thuhet gjithashtu se ka objekte misterioze që janë gjurmuar vetëm në largësi nga satelitët e NASA. Nga vrojtimi me rreze prej satelitit besohet se në malin e Tomorit gjendet një materie jo tokësore, pra e panjohur deri më tani. Me tej ai tregon se për shqiptaret ai është një vend i shenjtë dhe se aty kanë ndodhur shumë mrekulli, gjë që tregon se aty ka diçka jashtë normale dhe që materiali i gjetur aty është shumë i mistershëm sepse mostrat që ka analizuar kanë nxjerr që ky material është i panjohur deri tani, shkruan joq.al. Të jetë e vërtetë? Mbetet e dyshimtë dhe në nivel thashetheme sa kohë NASA zyrtare nuk ka publikuar ndonjë material shkencor lidhur me malin e Tomorit.