Nuk është hera e parë që ai bëhet protagonist në situata të sikletshme. Pasi u bë drejtor artistik i ‘Pornhub Awards’, Kanye West iu rikthye dramave.
Në tapetin e kuq të “Ralph Lauren” në Javën e Modës në New York, Kanye u pyet nga një gazetare në lidhje me komentet e Tyson Beckford, model i njohur më së shumti për punën e tij me “Ralph Lauren”.
Kujtojmë që Kim Kardashian dhe Tyson kanë patur pak kohë më parë një debat publikku ky i fundit I ofendoi Kim-it, format trupore.
“Motër, të gjithë e dimë që nuk të intereson”,ishte përgjigjia e Kardashian ndaj tij. Kjo deklaraë e saj u shoqërua me akuza për homofobi.
Por Tyson nuk e la me kaq.
Ai tha se mendimi i tij për gratë që bëjnë operacione plastike është po njësoj,dhe përfundoi me një ironi therëse: "Gjithmonë do të zgjedh një Beyonce mbi gjithë të tjerat."
Për t’u rikhtyer tek Kanye. Në momentin që atij i bëhet pyetja në lidhe me bashkëshorten e tij dhe modelin, e priti shumë keq. Kanye insistoi që dikush prej tyre duhej të largohej: “Ose ajo, ose unë”. Në fund, larguan gazetaren.