E premtja e fundit e ketij sezoni në ‘Trokit’ u mbyll me intervistën e moderatorit Ermal Peçi me këngëtarin Mateus Frrokun.
Biseda nisi së pari nga projekti më I fundit ‘Hopa’ teksa fal menaxhimit që i bën kanalit në Youtube, Mateusi tregoi disa detaje nga statistikat e videove muzikore. Edhe pse flitet për një klimë pozitive të audiencës Shqipëri-Kosovë, Mateusi befason kur tregon për herë të parë:
‘Jam habitur shumë, po unë nuk kam fare, po fare klikime nga Kosova. Jam surprizuar, fare. Kam nga Shqipëria, Gjermania, Italia por nga Kosova s’kam as 1 përqind’
I pyetur nga Ermali nëse duhet të ndërroj politikat menaxhuese për të pasur vëmendje nga publiku i Kosovës, ai shton se nuk niset me plane fikse kur bën diçka.
Një tjetër moment epik ishte gjatë lojës ‘Kapi sekondat’. Teksa u pyet për 4 gjërat që i mungojnë nga ‘Ethet’, Ermali tha se di me kë ka qenë ai i lidhur. Mateusi i kërkon disa herë, live, të mos tregoj emrin, madje shkon i zë edhe gojën më dorë. Pas insistimit, Ermali thotë se në të vërtetë nuk di se më kë ka qenë I lidhur ai tek Ethet, ndërsa këngëtari dyshon për këtë.