INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Habit këngëtari shqiptar: ‘Përjetova vdekje klinike, ja çfarë mu shfaq para syve’ [FOTO]

Habit këngëtari shqiptar: ‘Përjetova vdekje klinike, ja çfarë mu shfaq para syve’ [FOTO]

Publikuar më: 22:45 23-04-2018

Një histori e rrallë dhe e pa dëgjuar në ekranin shqiptar që një kengetar të tregojë se ka përjetuar diçka të tillë. Këtë herë ishte një prej këngëtarëve më të njohur të viteve 90' Viktor Tahiraj, i cili i ftuar tek "Rudina" tregoi një moment mjaft të vështirë të jetës së tij. Pas një aksidenti në Itali Viktori kishte pësuar vdekje klinike, madje ai e tregon dhe momentin e vështirë.
"Ishte data 28 mars, koiçidencë sepse në 28 mars ishte dita e mbytjes së anijeve në Vlorë në ’97. Ishte pikërisht 28 marsi i 2010 kur unë lashë punën dhe po ikja për në shtëpi. Në rrugën time futet një makinë dhe më bie përballë."
"Në momentin që u përplasa, mbylla sytë dhe përpara meje u shfaq nëna ime. Ka qenë vdekje klinike. 'Të keqen nëna si je', më tha. 'Pa merak jam mirë', i thashë. Unë e dua shumë nënën time, por nga ai moment unë e thërras perëndi", u shpreh Tahiraj.

-640-0-5ade112b947b2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994