INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Habit këngëtarja e njohur shqiptare: Fustanin e fejesës e kam blerë te “Gabi” [FOTO]

Habit këngëtarja e njohur shqiptare: Fustanin e fejesës e kam blerë te “Gabi” [FOTO]

Publikuar më: 22:23 19-01-2018

Ajo është një këngëtare e shumë e njohur në skenën shqiptare, nga të paktat në vendin tome një stil muzikor të veçantë, disi larg atij komercial.  Por përveç se një stil unik në muzikë, ajo ka një still të tillë edhe në veshje. Bëhet fjalë për Orgesa Zaimin e cila ishte e ftuar në emisionin “Pasditja ime” të gazetarit Eraldo Rexho ku ka sjellë disa nga veshjet e saj më të bukura skenike, por edhe ato të përditshmërisë.

Fustani që na ra në sy ishte ai i fejesës së saj. Orgesa ka treguar se ai është “vintage” dhe i punuar i gjithi me dorë. “Këtë e kam blerë në dyqane të dorës së dytë ose siç i thonë në Shqipëri, tek “Gabi”, por mua më pëlqen shumë dhe më ka qëndruar shumë bukur në trup”, – ka rrëfyer Zaimi teksa ka treguar fustanin e kuq, të qendisur.

GABI.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037589073181152