Kryeministri Rama pas mbylljes së fushatës në Tiranë, është i ftuar sonte në emisionin “Opinion” përballë një paneli gazetarësh.
Stafi i emisionit “Opinion” ka publikuar mbrëmjen e sotme një sërë premtimesh që sipas tyre nuk janë mbajtur nga kryeministrit Rama. Janë rreth 17 pika që janë nxjerrë nga stafi i “Opinion” me të cilat Rama u ballafaqua.
Moderatori Blendi Fevziu e pyeti kryeministrin nëse ka ndonjë koment për këto 17 pika, nëse është e vertetë apo jo, ndërkohë që Rama befasoi me përgjigjen e tij.
Ai tha “Jam i dështuar” dhe ngriti duart lart, si për të thënë që s’kam asnjë koment.
Më pas Rama u përgjigje se asnjë parti në botë nuk e realizon 100% programin e saj, por u shpreh se qeverisja e tij ka bërë reforma që s’janë bërë në çerek shekulli.