Xhensila Myrtezaj mëngjesin e kësaj të premteje ishte e ftuar në emisionin “Hangover” të Roza Latit.
Gjatë bisedës së bërë me moderatoren, këngëtarja zbuloi edhe një projekt të ri i cili nuk ka lidhje me muzikën.
Xhensila shumë shpejt do të hapë biznesin e saj i cili do të jetë me veshje për fëmijë dhe për nënat e reja.
Por kjo nuk e pengon aspak se do ta lërë pas dore muzikën pasi shumë shpejt do të sjellë këngën e re në bashkëpunim me një mashkull të cilin nuk e zbulon.