Mario Dedivanoviç momentalisht është një prej artistëve të makeup-it më të lakmuar e më të vlerësuar në botë.
Aktualisht ai është grimier i familjes Kardashian.
Mario është vlerësuar me çmime të shumta të karrierës në evente të ndryshme, i pyetur nga Mamaqi se çfarë e kishte bërë më shumë krenar babanë e tij, Mario ktheu një përgjigje që shkriu së qeshuri publikun.
“Nga të gjitha këto çmime që kam marrë nëpër botë, babai im është më krenar për mua për momentin kur i kam lyer b*thën Kim-it me vaj! I ka rritur përmasat fotos, e ka vënë në kornizë dhe e ka vënë në mur në shtëpi!”-u shpreh Dedivanoviç.