Emri i mbesës së ish-presidentit, Bujar Nishani, lakohet së tepërmi në media dhe jo vetëm për fotot provokuese. Beniada është e njohur në Itali pasi ka marrë pjesë ne emisonin e njohur ‘Le Iene’. Por përveç kësaj, së fundmi në një intervistë të dhënë për mediat shqiptare ka zbuluar disa detaje interesante nga eksperienca më e re tek një nga filmat më të lakuar në Itali. Ajo zbulon se filmi me regjisor fituesin e çmimit Oscar, Paolo Sorrentino, flet për jetën personale të një prej politikanëve më të njohur në Itali, Silvio Berlusconi. Në këtë intervistë ajo ka zbuluar se do të luaj rolin e njërës prej femrave me të cilën Berlusconi ka pasur lidhje.
“Në film jam një nga femrat që Berlusconi ka dashur, flirtuar dhe frekuentuar. Një nga shumë vajzat që e admironin. Në film kam xhiruar edhe një skene me një gjarpër të vërtetë. Ishte një eksperiencë me shumë emocion.”, ka rrëfyer Benada.
Ndër të tjera ajo ka rrëfyer dhe disa nga peripecit që ka hasur gjatë xhirimeve të filmit.
“Në përgjithësi nuk ka pasur probleme, vetëm gjatë xhirimeve duhet të puthja Riccardo Scamarcio dhe gjatë xhirimeve ecja me taka në terren. Ndërsa më ndodhi që taka ngeci dy herë në terren dhe na është dashur ta xhirojmë skenën disa herë derisa të dilte siç duhej. Mbase kanë menduar se nuk kam dashur ta bëj këtë skenë”, tregon Beniada.