Mc Kresha pas ndryshimit të look-ut duket po bëhet një “bad boy”…
Te shkosh në New York dhe te kthehesh pa një set fotografik nga Fadil Berisha për personat publikë shqiptarë duket si diçka e pabesueshme sepse të gjithë kanë nga një. Kësaj here ka qenë reperi Mc Kresha, ai i cili nuk ka mundur t’i rezistojë një seti fotografik nga fotografi më i njohur shqiptar, Fadil Berisha. Por këtë herë Mc Kresha duket shumë ndryshe, me një model flokësh ndryshe dhe përkrah një vajzë seksi, e cila ia shton bukurinë fotos. Deri më tani Fadili dhe Kresha kanë ndarë me fansat vetëm këtë foto, por me siguri do publikojnë dhe të tjerat në vijim. Ne s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim./intv.al/