Charlize Theron është e hapur për një lidhje dashurie, por ka nevojë për një burrë që të bëjë hapin e parë. Aktorja 43 vjeçare ka folur për jetën e saj romantike ndërsa promovonte komedinë “Long Shot”.
“Kam qenë beqare për 10 vjet, është kohë shumë e gjatë. Dikush duhet të bëjë një hap. Unë jam në dispozicion për një lidhje dashurie”, ka thënë Theron për “Entertainment Tonight”.
Kolegu i Theron në këtë film, Seth Rogen, e shfrytëzoi këtë moment për të bërë shaka. “Ajo është në treg”, tha ai. “E bëra shumë të qartë këtë”, shtoi Theron po ashtu duke qeshur.
Lidhja e fundit publike e aktores ishte me Sean Penn. Ata u ndanë në vitin 2015 pa e kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre, ndaj pretendimi i aktores se ka 10 vite beqare bie menjëherë poshtë.