INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Habit Meta: ''Në vend qarkullojnë shumë kushtetuta, kush se beson të shohë votimet në Korenë e Veriut''

Habit Meta: ''Në vend qarkullojnë shumë kushtetuta, kush se beson të shohë votimet në Korenë e Veriut''

Publikuar më: 15:52 11-06-2019

Presidenti Ilir Meta ka surprizuar sot kur ka thënë se në vend qarkullojnë disa kushtetuta dhe ai ju referua asaj zyrtares për ndryshimin e datës së zgjedhjeve. 

Presidenti qartësoi se në vendimin e tij nuk ka ndikuar aspak Berisha apo Basha dhe se ky i fundit e mësoi vetëm në minutat e para të nisjes së protestës përmes një telefonate zyrtare e cila, siç tha Meta, mbeti në sekretarinë telefonike të Bashës dhe është e regjistruar. Ndërsa Ramën e ka njoftuar indirekt gjatë një dreke 10 ditë më parë. Ai foli dhe për kërkesën e socialistëve për ta shkarkuar.

“Po e nis me këtë të shkarkimit, që unë rri herë pas here me zotin Berisha, ky nuk është sekret i madh, unë nuk e kuptoj pse duan të më shkarkojnë. Jam shprehur gjithmonë i gatshëm për të lënë postin, që kjo sakrificë të bëhej në emër të zgjidhjes së krizës,” sqaroi Meta.

Ndërsa atyre që e kanë sulmuar (ndërkombëtarëve) ju tha të shkojnë të monitorojnë votimet në Korenë e Veriut meqë aty bëhen zgjedhje me një parti.

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219