INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Habit Ministri i Haradinajt: Shqiptarët terroristë…

Habit Ministri i Haradinajt: Shqiptarët terroristë…

Publikuar më: 10:28 09-04-2019

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Ivan Teodosijevic ka ndjekur rrugën e ish-zëvëndësministres, Vesna Mikic.

Në datën që kujtonte 20 vjetorin e bombardimeve të Nato-s, Teodosijevic ka bërë një deklaratë aspak të zakontë.

Ministri nuk ka ngurruar t’i quaj shqiptarët terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut e quan të trilluar, shkruan “Indeksonline”.

“Arsyeja për agresion në shtetin tonë ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi. Masakra e Reçakut ishte trillim, kurse janë terroristët shqiptarë atë që trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi.
Për këtë, sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serbë dhe policë në vendin e tyre të punës. Gjakpirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit dhe pas ardhjes së misionit të ashtëquajtur paqësor në Kosovë e Metohi”, ka thënë Teodosijevic në Zveçan.

Article Logic
Execution time: 0.0038440227508545