Kur shumë mjekë dhe infermierë kanë ikur dhe duan të ikin në Gjermani, një prej tyre mund të habiteni, por është kthyer në Shqipëri. Ai quhet Fatmir Xhemali dhe thotë se: “Kam qenë me kontratë në dy lande të Gjermanisë, eksperienca nuk diskutohet, kam përfituar shumë eksperienca të qenësishme në punën time, në anestezi. Ishin arsyet familjare që erdha, por edhe joshja nga Ministria e Shëndetësisë për bonusin. Më lavdëroi shumë Dibrën një mjek kardiolog, mik i imi. Për mua është shumë e rëndësishme ku punoj dhe të them të drejtën me doli më mirë se e kisha parashikuar”.
Kjo histori i ka bërë përshtypje Kryeministri Rama, i cili e ka postuar historinë e mjekut në FB.
Mesazhi i Ramës:
“MIRËMËNGJES dhe me këtë shembull, ndër 13 të tjerë deri më tani, të mjekut anestezist-reanimator, që la Gjermaninë për spitalin e Peshkopisë, falë programit të ri të qeverisë, Bonus për Mjekët Specialistë jashtë Tiranës, ju uroj një javë të mbarë.